Griezmann jep dritën e gjelbërt për rikthimin në Atletico, por...

Futboll

Griezmann jep dritën e gjelbërt për rikthimin në Atletico, por...

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 09:53
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann ka vendosur të rikthehet tek Atletico Madrid, por me një kusht.

Sulmuesi francez pritet t’i japë fund aventurën 2-vjeçare me Barcelonën, që pagoi 120 milion euro për kartonin e goleadorit.

Dy sezonet e kaluara në “Camp Nou” kanë qenë të mbushura me oshilacione, teksa ditët e fundit po përflitet për një shkëmbim midis tij dhe Saul Niguez. 30-vjeçari sërish nën urdhrat e Simeones dhe mesfushori spanjoll te Barça.

Ardhjet e Memphis Depay dhe Sergio Agueros, si dhe rinovimi i Leo Messit, rrezikojnë që Griezmann të përfundojë në stolin e skuadrës katalanase.

Sport.es shkruan se kampioni i botës me Francën, ka dhënë miratimin për rikthimin tek Atletico, por nuk ka ndërmend të ulë rrogën e tij (përfiton rreth 600 mijë paund në javë). 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat