Juventusi propozon...

Futboll

Juventusi propozon...

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 13:21
Juventusi propozon...

Massimiliano Allegri kërkon një “regjisor” për lojën e tij dhe dëshiron ta ketë në dispozicion sa më shpejt, për t’i transmetuar idenë e tij të lojës, ndaj drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje për të rikthyer sërish boshnjakun Miralem Pjaniq.

Ky i fundit u largua vetëm verën e kaluar drejt Barcelonës, ku nuk arriti të lërë gjurmë dhe pas një sezoni në pankinë, po kërkon për një tjetër sistemim, megjithatë përkundër atyre që shkruajnë mediat spanjolle, drejtuesit e klubit katalan nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë, pasi shpenzuan rreth 60 milionë euro për kartonin e tij një vit më parë.

Pikërisht për këtë arsye, drejtori sportiv i Juventusit, Cherubini u ka propozuar spanjollëve një shkëmbim kokë më kokë me mesfushorin uellsian Aron Ramsey, i cili gjithashtu nuk bën pjesë në planet e bardhezinjve dhe ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

Problem për momentin mbetet vetëm paga e Ramsey, pasi Barcelona ka detyrimin për të ulur zërin e rrogave në bilanc dhe për këtë nuk mund t’i ofrojë uellsianit 8 milionë eurot neto që përfiton ai aktualisht te Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat