Rinovim me rritje rroge, Tottenham afër “blindimit” të yllit të sulmit

Futboll

Rinovim me rritje rroge, Tottenham afër “blindimit” të yllit të sulmit

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 08:15
Son Heung Min dhe Harry Kane

Son Heung Min është një nga yjet e Tottenham. Të gjithë flasin për Harry Kane, por edhe koreanojugori bën një punë fantastike në sulm, duke dhuruar asiste e duke shënuar gola.

Klubi londinez, që i ka besuar pankinën portugezit Nuno Espirito Santo, është afër rinovimit me sulmuesin aziatik, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me “Gjelat”.

Football Insider shkruan se bashkëpunimi pritet të zgjatet edhe për disa vite të tjera, teksa Son do të përfitojë 200 mijë paund në javë në rrogën e re.

29-vjeçari është pjesë e Tottenham prej vitit 2015 dhe gjatë kësaj periudhe ka shënuar 107 gola në 280 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat