Vrionit po kalon formë të mirë

Futboll

Vrionit po kalon formë të mirë

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 12:04
Vrionit po kalon formë të mirë

Start i frikshmë i Xhakomo Vrionit, në aventurën e re me fanellën e Tirolit.

Sulmuesi i Kombëtares, pas 4 golave në 2 takimet miqësore, ditën e djeshme gjeti rrugën e rrjetës, edhe në ndeshjen e parë zyrtare me skuadrën austriake.

22-vjeçari, shënoi golin e dytë, në minutën e 79-të në triumfin 0-3 që skuadra e Tirolit arriti ndaj Leobendorf në transfertë.

Vlen të theksohet se Vrioni është i huazuar nga Juventusi në kampionatin austriak, teksa i mjaftuan vetëm disa ditë, për t’u shndërruar në një protagonist absolut. Paraqitje me të vërtet mbreslënëse për bomberin e ri të Kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat