Operohet Arthur Melo

Futboll

Operohet Arthur Melo

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 12:45
Arthur Melo

Futbollisti i Juventusit, Arthur Melo, është kthyer në shtëpi pasi është operuar me sukses.

“Më në fund në gjendje të luaj pa dhimbje. Shihemi se shpejti”, ka shkruar ai në Instagram.

Mesfushori brazilian u desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje për të zgjidhur një problem në këmbën e tij të djathtë.

24-vjeçari arriti në Juventus para stinorit 2020-21 duke nënshkruar një marrëveshje deri në qershor të vitit 2025.

Ai konfirmoi se operacioni ishte i suksesshëm, por do të duhet pak kohë për t’u rikuperuar nga operacioni dhe shpreson që më në fund të jetë në gjendje të luajë pa dhimbje kur të kthehet në fushë.

“Gjithçka shkoi mirë,” shkroi Arthur në Instagram.  

“Faleminderit Dr. Piana dhe stafit mjekësor të Juve. Ndihem shumë mirë falë punës me stafin tim personal dhe besoj të jem 100 përqind mirë sa më shpejt të jetë e mundur dhe me një motiv të shkëlqyeshëm për këtë sezon!”

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të mbështetjes! Shihemi së shpejti”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arthur Melo (@arthurhmelo)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat