Spanjolli ka pas edhe një ballafaqim me trajnerin Sarri

Futboll

Spanjolli ka pas edhe një ballafaqim me trajnerin Sarri

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:11
Spanjolli ka pas edhe një ballafaqim me trajnerin Sarri

Luis Alberto ka vendosur të largohet nga Lazio.

Do të pranojë të paguajë gjobën e vonesës disa ditore në grumbullim, por njëkohësisht i ka thënë drejtorit Igli Tare se dëshiron t’i bashkohet Milanit.

Spanjolli thuhet se ka pasur edhe një ballafaqim me trajnerin Sarri, por vështirë se kjo mund ta bëjë atë të ndryshojë mendje.

Për ta siguruar, Milanit i duhet të ofrojë të paktën 40 milionë euro, teksa në pritje të një propozimi zyrtar, Tare i ka kërkuar lojtarit që të sillet si profesionist.

Këto ditë është folur për shkëmbime mes Alberto dhe disa lojtarëve kuqezi, mes të cilëve janë përmendur edhe emrat e Leaos, Selemekersit, Kastijehos dhe Kaldarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat