KF Llapi: Tre djemtë e qytetit japin dorëheqje! 

Futboll

KF Llapi: Tre djemtë e qytetit japin dorëheqje! 

Nga: K. G. Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:22
KF Llapi: Tre djemtë e qytetit japin dorëheqje! 

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, falënderon tifozët. Skuadra llapjane me gjithë lojën e mirë nuk ia doli që të kualifikohet në rrethin e dytë të Conference League në futboll.

Drejtuesit e kësaj skuadre falënderojnë tifozët.

“Të parët që krijuan tifozerinë "Ultras Legjendat" 10 vite më parë, tre djemtë e qytetit, përkrahësit e mëdhenj të klubit tashmë e një dekadë, Bajram Bejtullahu, Labinot Potera dhe Liridon Abdullahu kanë dhënë dorëheqje nga kryesia e "Ultras Legjendat" duke liruar vend për djem të rinj, me ideja e organizime të mirëfillta, por asnjëherë nuk do largohen nga HISTORIA e KF LLAPI të cilën e shkruajtëm së bashku për një dekadë.

Ne besojmë se personat si ju nuk largohen asnjëherë nga prezenca pranë skuadrës së zemrës, megjithatë ky vendim i tyre është në të mirë të djemve të rinj nga të cilët presim t'i kenë shembuj Bajramin, Labin e Liridonin të cilët nuk iu ndajtën asnjëherë krenarisë së qytetit KF LLAPI.

Faleminderit për kontributin e dhënë deri më tani djema.

Së shpejti pritet të zgjedhet kryesia e re e "Ultras Legjendat" gjithnjë në koordinim me anëtarët e grupit dhe nëngrupeve tjera të tifogrupit”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat