Ronaldos tremb Juven!

Futboll

Ronaldos tremb Juven!

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:35
Ronaldos tremb Juven!

Cristiano Ronaldo tremb Juventusin me një mesazh të koduar.

Edhe pse qëndrimi i tij te bardhezinjtë edhe për të paktën një sezon duket i sigurt për shkak të mungesës së ofertave por edhe dëshirës që ka shfaqur ylli portugez për të vazhduar aventurën me bardhezinjtë deri në përfundim të kontratës që i skadon verën e vitit të ardhshëm, një postim i Ronaldos në rrjetet sociale ka trembur jo pak tifozët dhe drejtuesit e Juventusit. I veshur me një kostum blu, Ronaldo në rrjetet sociale ka postuar një foto me dixhiturën “Dita e vendimit”.

Një mesazh i dyshimtë ky i yllit luzitan që lë gjithçka të hapur përsa i përket një lamtumire të mundshme të Cristiano Ronaldos nga Juventusi gjatë kësaj vere, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që postimi i Ronaldos të ketë të bëjë me ndonjë vendim të rëndësishëm që mund të ndërmarrë në jetën private dhe mund të mos ketë lidhje fare me futbollin.

Pak ditë më parë zëvendëspresidenti i Juventusit Pavel Nedved ka folur për mediat lidhur me Ronaldon duke bërë me dije se 36-vjeçari do t’u bashkohet bardhezinjëve në stërvitje për të nisur përgatitjet për sezonin e ri rreth datës 25 korrik, duke përjashtuar kështu çdo lloj bisedimi me klube të tjera për një largim të mundshëm të 5-herë fituesit Topit të Artë nga Allianz Stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat