Milner: E dimë çfarë duam në këtë sezon

Futboll

Milner: E dimë çfarë duam në këtë sezon

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 16:47
Milner: E dimë çfarë duam në këtë sezon

Ka shumë entuziazëm dhe besim në grumbullimin e Liverpool, por edhe befasi nga ana e veteranit James Milner, i cili ka bërë një bilanc të fillimit të sezonit për kanalet zyrtare të klubit.

Futbollisti ekspert është ndalur te bollëku në mbrojtje, një repart ku në sezonin e kaluar, për shkak të dëmtimit të Van Dijk, Të Kuqtë kanë patur pak vështirësi.

Për blerjen e re Konate: “Shumë mirë. Duket sigurisht një qendërmbrojtës shumë i mirë. Nuk e kam parë shumë në stërvitje, por disa gjëra që ka bërë kanë rënë në sy”, ka thënë Milner.

Në lidhje me mbrojtjen:

“Sigurisht, është një situatë e çuditshme në krahasim me sezonin e kaluar: kemi kaluar nga asnjë mbrojtës në dispozicion te mbrojtës të nivelit të lartë kudo. Besoj se është fantasike”.

Në lidhje me objektivat e sezonit:

“E dimë çfarë duam në këtë sezon: duam të fitojmë trofe, ky është gjithmonë objektivi. Megjithatë, gjëja e rëndësishme është ta kalojmë fazën përgatitore pa dëmtime. Kemi mësuar shumë nga sezoni i kaluar. Më shumë nga sa kemi mësuar në sezonet e kaluara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat