​Tifozët e Lazios i shkojnë në restorant Hysajt, kërkojnë takim direkt me të

Futboll

​Tifozët e Lazios i shkojnë në restorant Hysajt, kërkojnë takim direkt me të

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 12:58
Elseid Hysaj

Një grup i tifozëve ultras të Lazios raportohet se u përballën me Elseid Hysaj, i cili këndoi këngën e famshmë “Bella Ciao “ pasi u bashkua me Lazion si lojtar i lirë nga Napoli.

Reprezentuesi i Shqipërisë këndoi këngën “Bella Ciao”, e cila u njihet si një himn i rezistencës antifashiste nga partizanët italianë midis viteve 1943 dhe 1945.

Problemi është se shumë tifozë ultras të Lazios ndajnë një ideologji të ekstremit të djathtë, kështu që ata jo vetëm që e ofenduan lojtarin në mediat sociale, por donin ta takonin atë personalisht në “Auronzo Di Cadore” të dielën në mbrëmje, përcjellë ,KosovaPress.

Sipas “Calciomercato”, një grup ultras i Lazios shkoi në një restorant natën e kaluar, por ekipi ishte larguar tashmë nga atje, kështu që ata u takuan me lojtarin jashtë hotelit të ekipit së bashku me drejtorin sportiv Igli Tare dhe një grup oficerësh policie.

Sipas raportit, trajneri i ri i Lazios, Maurizio Sarri nuk ishte i lumtur që ky takim ka ndodhur pasi ai nuk i preferon ndërhyrjet e tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat