Blerja e Sanchos/ Rooney: Do ketë shumë presion, ju tregoj pse

Futboll

Blerja e Sanchos/ Rooney: Do ketë shumë presion, ju tregoj pse

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 22:22
Jadon Sancho

Wayne Rooney është një legjendë e gjallë e Manchester United, klub ku kaloi 13 sezone fantastike. Ish-sulmuesi anglez, aktualisht trajneri i Derby County në Championship, flet rreth ish-klubit të tij për Sky Sport.

35-vjeçari vlerëson blerjen e Jadon Sancho nga Borussia Dortmund, por ka edhe një mesazh për 21-vjeçarin e krahut të djathtë të sulmit.

“Unë mendoj se blerja e Jadon Sancho është e shkëlqyer. Ai është një lojtar që shënon dhe krijon raste të rrezikshme, por do të ketë shumë presion te Manchester United.

Në fakt, unë mendoj se është e drejtë të kesh presion kur luan në një klub të tillë. Klubi do të bëjë edhe afrime të tjera, kështu që pritshmëritë ndaj skuadrës do të jenë të mëdha.

Mendoj se të gjithë janë dakord që ka ardhur koha që United të rikthehet te fitimi i trofeve, ky është shkaku pse skuadra e Solskjaer do të ketë presion të madh.

Premier League është e mbushur me skuadra shumë të mirë, por është e sigurt që United do të luftojë deri në fund për të fituar“, deklaroi Rooney. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat