Theo e ngacmon, Brahim Diaz reagon menjëherë

Futboll

Theo e ngacmon, Brahim Diaz reagon menjëherë

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 22:33
Brahim Diaz dhe Theo Hernandez

Brahim Diaz u rikthye sot te Milani, klub me të cilin firmosi për dy vitet e ardhshme. Kuqezinjtë arritën marrëveshjen me Real Madrid, klubin që zotëron kartonin e 21-vjeçarit, i cili do të veshë fanellën me numrin 10.

Mesfushori ofensiv është i lumtur që do të vijojë të luajë me “Djallin” edhe për dy sezonet e ardhshme. Me Theo Hernandez ka një miqësi të madhe dhe ky i fundit e ka ngacmuar në rrjetet sociale.

“Përsëri bashkë. Sa bukur të të shoh sërish te Milani! Të mungojnë vetëm flokët kuqezi“, shkruan anësori i majtë, i cili ndihet i lumtur që do e këtë sërish shok skuadre Brahim Diaz.

Ky i fundit nuk ka vonuar t’i kthejë përgjigje Theos: “Kam bërë një premtim, do e realizoj së shpejti. Kënaqësi që të shoh përsëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat