Ibra synon të jetë gati për fillimin e kampionatit!

Futboll

Ibra synon të jetë gati për fillimin e kampionatit!

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:06
Ibra synon të jetë gati për fillimin e kampionatit!

Zlatan Ibrahimoviç vazhdon luftën e tij me kohën për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë.

Sulmuesi i Milanit i cili u dëmtua në fund të sezonit të kaluar, kërkon të djegë etapat për të qenë sa më shpejt në dispozicion të Stefano Piolit.

Ibrahimoviç synon që të jetë gati që për startin e kampionatit me Milanin që do të sfidojë në transfertë më datën 23 gusht Sampdorian.

Zlatan i cili gjatë këtyre ditëve është stërvitur në palestër, shpreson që në harkun e 10 ditëve të jetë gati për të zbritur në fushat e Milanellos në mënyrë që të nisë edhe stërvitjen me topin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat