A e kërkon Prishtina me ngulm Sadriun?

Futboll

A e kërkon Prishtina me ngulm Sadriun?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2021 Në ora: 15:27
A e kërkon Prishtina me ngulm Sadriun?

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës U-21, Leard Sadriu, raportohet se është ndër më të kërkuarit në afatin kalimtar veror.

Ai së fundi u paraqit si i huazuar për skuadrën e Skënderbeut nga Korça, për t’u rikthyer sërish të kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, me të cilën skuadër ka kontratë. 

Flitet se Prishtina e kërkon me ngulm futbollistin Sadriu. 

Image

Në pyetjen drejtuar drejtorit sportiv të kampionit të Kosovës, FC Prishtina, Fisnik Kërçeli, se a e kërkon Prishtina Sadriun? 

Ai përgjigjet shkurt: “Leardi është ende lojtar me kontratë të Shkëndija”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat