Xhevdet Llumnica: Drita duhet të japë 100% dhe ta shfrytzojë çdo mundësi që i jepet ndaj Feyenoordit

Futboll

Xhevdet Llumnica: Drita duhet të japë 100% dhe ta shfrytzojë çdo mundësi që i jepet ndaj Feyenoordit

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 16:10
Xhevdet Llumnica

Drita nesër takohet me Feyenoordi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita dhe Feyenoordi takohen nga ora 21:00 në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për UEFA Conference League.

Ish lojtari i Dritës, Xhevdet Llumnica ka folur në lidhje me këtë duel, ku ka theksuar se Drita e ka mjaft të vështirë – por duhet ta shfrytëzojë në maksimum çdo rast që i jepet.

“Drita ka ka përballë një kundërshtar mjaft të fortë në të gjitha aspektet fizikisht e taktikisht, por gjithashtu holandezët njihen edhe për lojtar mjaft teknik, Drita duhet të japë 100% dhe ta shfrytzojë çdo mundësi që i jepet maksimalisht – sepse dihet kundër një kudërshtari si Feyenoord nuk të jepen eshe shumë raste në lojë”, tha fillimisht Xhevdet Llumnica.

Ai theksoi se Drita nuk do ta zhgënjejë futbollin kosovar, sepse është një prej klubeve tona me më së shumti përvojë në futbollin ndërkombëtare.

“Unë besoj dhe shpresoj që Drita nuk do të na zhgënjejë futbollin e Kosovës, sepse tash veç është një prej ekipeve me më së shumti përvojë në futbollin ndërkombëtar edhe pse përball ka një kundërshtar shumë të fortë”, vazhdoi ai.

Nga sezoni 2022/23, katër skuadra të Superligës do të marrin pjesë në garat evropiane. E Llumnica për këtë u shpreh i lumtur, pasi sipas tij do të rritet konkurrenca dhe s’do të ka më kalkulime.“Po është një lajm mjaft i mirë për futbollin e Kosovës është edhe një mundësi më shumë për ekipet e Kosovës që të luajnë në futbollin evropian e gjithashtu më pak kalkulime në Superligën e Kosovës e kjo krijon një rivalitet dhe futboll më cilësor”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat