Plepolli: Lëreni llafet, grahni punës, mundësitë i kemi 

Futboll

Plepolli: Lëreni llafet, grahni punës, mundësitë i kemi 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2021 Në ora: 19:36
Plepolli: Lëreni llafet, grahni punës, mundësitë i kemi 

Ish futbollisti i mirënjohur, Arsim Plepolli, aktualisht analist, tha se Kosova sot mori edhe një lajm të gëzueshëm, që nga edicioni 2022-2023, do të garojë me 4 skuadra në garat evropiane. 

Plepolli mendon se kjo është më e mira e mundshme për faktin se 40 për qind e Superligës së Kosovës do të janë në garat evropiane.  

“Me të pa lajmin u gëzova shumë edhe pse nuk jam pjesë e ndonjë ekipit, kjo është për të mirën e Kosovës. 

Image

E pashë lajmin në sajt të federatës, në profil të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi. 

Vërtet u ndjeva shumë mirë. Deshtëm apo nuk deshtëm, është bërë një punë shumë e mirë. 

Superliga e Kosovës ka vetëm 10 ekipe, ndërsa i bie që 40 për qind e skuadrave garojnë në Evropë.

Sa i madh është ky lajm për ata që e njohin futbollin, më së pari nga ana financiare do të përfitojnë shumë, sidomos 4 ekipe që do të dalin në Evropë.

Cilësia e futbollit ka mu ngritur shumë, edhe vend për kalkulime ka me pas shumë me pak. 

Image

Po ashtu edhe ardhja e sistemit VAR më Kosovë është një lajm i madh, që me të vërtetë duhet mi përgëzuar FFK-në në krye me Agim Ademin. 

Kjo është një punë e madhe deshtëm apo nuk deshtëm.  

VAR-i, plus 4 skuadra në Evropë me një Superligë që kemi me 10 ekipe, është shumë e mirë. 

Gjysma e ligës po shkon në Evropë”, tha Plepolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më tej Plepolli tha se Kosova po përparon jashtëzakonisht mirë kur kihet parasysh se është e fundit nga federatat që është anëtarësuar në mekanizmat ndërkombëtarë.

“Jemi të pranuar ndër të fundit në mekanizmat ndërkombëtarë, e vlerësoj shumë punën e Federatës, futbollistëve dhe kryesive të klubeve, gjithë ata që merren me futboll. 

Normalisht që më së shumti meritat i shkojnë federatës dhe futbollistëve. 

U emocionova dhe u gëzova shumë sepse ne, si futbollist, sidomos gjenerata ime kemi hequr shumë para luftës dhe kemi sakrifikuar shumë për me mbijetuar ky sport.

Sot, me kushte profesionale, me shiju Evropën kaq lehtë, është një kënaqësi. Për këtë është bërë punë e madhe. 

Plus sistemi VAR, çka do të thotë se do të minimizohen gabimet dhe në Evropë shkon kush është i miri”, tha ai. 

Plepolli iu bën apel klubeve: “Iu bëj apel klubeve që në radhët e tyre të punojnë njerëz sa më shumë, te kenë sa më shumë skautë dhe drejtor sportiv, që kanë njohuri, të marrin trajner profesional duke filluar nga mosha 9 – vjeçare e deri të seniorët, mos të shikojnë shtigje të shkurta por ato afatgjate.

Në qoftë se punojnë në mënyrë profesionale dhe me njerëz, që e që njohin futbollin, jo që kanë me fituar financiarisht por të mirat nuk do të kanë fund, nëse din me menaxhu e 3- 4 herë rresht mu kualifikuar në Evropë. Sepse  do të jenë në krye të tabelës dhe jo me ardhur puna, mu turr e mos me pas paga pastaj për lojtarët. 

Menaxhimi i mirë dhe gjërat tjera shkojnë zinxhirë, drejt rezultateve të mira”.

Sa i përket VAR-it, tha se përveç Kroacisë që ka në shtetet e rajonit, tani edhe Kosova.

“Përveç Kroacisë që ka VAR, këtë sistem nuk e kanë as Maqedonia, as Mali i Zi, as Bosnja, të cilat ka kohë që janë pranuar në UEFA. Dorën në zemër, deshtëm apo nuk deshtëm, meritat i ka Agim Ademi, me gjithë stafin për punën që e kanë bërë deri me tash. 

Nuk është e lehtë me e fut VAR-in në Kosovë dhe 40 për qind e Superligës në Evropë, është punë e madhe, ai që është i vetëdijshëm e di këtë mirë. 

Ngritët cilësia dhe rritet shikueshmëria. Nesër ose pasnesër një Milan, një Juventus do të vijë në Kosovë. 

Rasti i Dritës, deri tash ka fituar 550 mijë euro. 

Nuk është Feyenoordi i pakalueshëm, jam optimist se Drita ka me luajtur shumë mirë.  Një lojtar i Dritës që e sheh Feyenoordi mundet me u shitë 2-3 milion euro. 

Sukseset nuk rriten në çajtore por me punë dhe njerëz që e njohin futbollin, që i kanë dhënë futbollit. Punësoni njerëz që e kanë pa Evropën para juve. 

Lëreni llafet, grahni punës, mundësitë i kemi”, përfundon Plepolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat