Shqiptari shpërthen, shënon tre gola për Barcelonën e Lionel Messit

Futboll

Shqiptari shpërthen, shënon tre gola për Barcelonën e Lionel Messit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2021 Në ora: 20:50
Shqiptari shpërthen, shënon het-trik për Barcelonën e Lionel Messit

Shqiptari shpërthen, shënon het-trik për Barcelonën e Lionel Messit!

Futbollisti shqiptar, Rej Manaj, në formën më të mirë. Manaj sot shkëlqeu në fanellën e skuadrës së parë të Barcelonës, së Lionel Messit, duke shënuar het-trik. 

Barcelona ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 4:0 ndaj Gimnastic, në miqësoren që u zhvillua në Barcelonë.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Manaj, futet në lojë në minutën e 46-të, duke dhuruar super lojë. 

Ai realizon në minutën e 60-të, 86’ dhe nga penalltia në minutën e 90-të.

Collado e shënoi golin tjetër në minutën e 85-të. Quintanilla u përjashtua me karton të kuq në minutën e 38-të, duke lënë me një lojtar me Gimnastic-in.
? Rey Manaj ?

⚽ GOLÀS ? pic.twitter.com/UcuOTOHvEL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat