Alaba mezi pret të luajë përkrah Varanes

Futboll

Alaba mezi pret të luajë përkrah Varanes

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 23:45
David Alaba, Rapahel Varanes

Mbrojtësi austriak ka treguar admirimin e tij që e ka drejt mbrojtësit francez, pas zyrtarizimit si lojtar i Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

David Alaba mezi pret që të luaj përkrah Rapahel Varanes në qendër të mbrojtjes së Real Madridit, ku austriaku e tregoi këtë gjë pas prezantimit të tij në fanellën e “Galaktikëve”.

Alaba ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Realin, dhe tani shpreson që të ketë shansin që të formojë një partneritet të fortë me Varanen, për të cilin po spekulohet se është shumë pranë transferimit tek Manchester United.

“Sigurisht që kam dëshirë të madhe për të luajtur së bashku me Varanen. Për shumë vite ai ka bërë paraqitje të mrekullueshme, jo vetëm tani. Ai është një mbrojtës fantastik, me kualitete tejet të mira”, tha Alaba.

Në prezantimin e tij në fanellën e Real Madridit, David Alaba do ta bart numrin katër mbrapa, numër ky që më parë i takonte mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos. Ky i fundit u largua si lojtar i lirë, duke nënshkruar me skuadrën e Paris Saint-Germain me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat