Istogu godet në afatin kalimtar, përforcohet me Kabashin 

Futboll

Istogu godet në afatin kalimtar, përforcohet me Kabashin 

Nga: K.G. Më: 22 korrik 2021 Në ora: 15:09
Istogu godet në afatin kalimtar, përforcohet me Kabashin 

Veton Kabashi, prej mbrojtësve më të mirë në Ligën e Parë të Kosovës, së fundi ka luajtur për Flamurtarin e Prishtinës, i bashkohet Istogu. 

Kjo është goditja më e madhe që ka bërë klubi i futbollit Istogu.  

“Istogu transferon super mbrojtësin Veton Kabashi!
Football Club Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me super mbrojtësin Veton Kabashi.

Të hënën do të prezantohet Veton Kabashi si lojtari më i ri i Istogut, ku edhe do të nënshkruajë kontratën një vjeçare.

Kabashi ishte kapiten dhe liderë i skuadrës së Flamurtarit për tetë vite me radhë, ku ishte lojtari më i dalluar në fazën e mbrojtjes.

Mbrojtësi Kabashi më përvojën e tij dhe me kualitetet e larta që i posedon do ti ndihmojë shumë skuadrës së Istogut, drejt arritjeve të objektivave në edicionin e ri 2021-2022!

Vetoni ka vendosur që ti refuzojë shumë skuadra të Superligës, vetëm e vetëm që ti bashkohet klubit të qytetit të tij, ku edhe i mësoi hapat e parë si futbollistë”, njofton KF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat