Në futboll ekzistojnë disa rivalitete

Futboll

Në futboll ekzistojnë disa rivalitete

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 13:57
Në futboll ekzistojnë disa rivalitete

Në futboll ekzistojnë disa rivalitete të vendosura mirë, të cilat lindin nga kontekstet e qytetit (derbi), historike (Real Madrid kundër Barcelonës), madje edhe politike (Lazio dhe Livorno). Pastaj ka të tjerë që duket se kanë lindur… nga askundi, si ai midis Barcelonës dhe PSG. Të dyja klubet, le ta themi në mënyrën më eufemiste të mundshme, nuk mund t’i qëndrojnë njëri-tjetrit.

Diçka që është zhvilluar vitet e fundit midis fushës dhe merkatos, duke filluar me “remuntada” e bujshme të Ligës së Kampionëve, për të vazhduar me blerjen e Neymar për rekordin botëror 222 milionë euro.

Natyrisht, ka pasur dhe përplasje të tjera të vogla në merkato, e fundit përfshinte Georginio Wijnaldum. Holandezi dukej i destinuar për Katalonjën, por arriti në Paris si transferim falas.

Siç është raportuar nga “Mundo Deportivo”, ish-lojtari i Liverpool pati shumë vështirësi në zgjedhjen e kësaj vere: “Zgjedhja midis Barçës dhe PSG ishte diçka vërtet e komplikuar, duke qenë se unë kam qenë tifoz i Barcelonës që kur isha akoma fëmijë”. 

Edhe marrëdhënia shumë e ngushtë midis katalanasve dhe hollandezëve, me Cruijff si pikë referimi, nuk bëri punë kësaj here...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat