Manaj vazhdoi formën e mirë

Futboll

Manaj vazhdoi formën e mirë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:06
Manaj vazhdoi formën e mirë

Tre golat ndaj Gimnasic e vendosën Rey Manajn në një pozitë të mirë për këtë sezon. Ai u nënshkrua nga Albacete për 700 mijë euro dhe e bëri debutimin me ekipin e parë me një performancë senzacionale.

Ai bëri tre gola duke e befasuar edhe Ronald Koemanin. Manaj vazhdoi formën e mir. edhe dje duke e realizuar edhe një gol ndaj Gironas.

Këto dy performanca kanë hapur mundësi të reja për të ardhmen e tij. Në fillim, ai nuk do të vazhdonte me klubin, por pas këtyre paraqitjeve, vazhdimi i tij me ekipin katalonas nuk mund të mohohet.

Ideja fillestare është të dërgohet në huazim për të fituar eksperiencë dhe menaxhmenti ka dy opsione në tavolinë.

E para është Sassuolo dhe e dyta ekipi portugez, Famalicao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat