Në Gjermani kërkojnë Rashicën e ri

Futboll

Në Gjermani kërkojnë Rashicën e ri

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 12:08
Në Gjermani kërkojnë Rashicën e ri

Lirim Kastratit ka nisur ti buzëqeshë fati në merkato.

Pavarësisht se nuk ka arritur të sigurojë vendin e titullarit në radhët e Dinamos së Zagrabit, për sulmuesin shqiptar vijnë oferta nga Gjermania. Verder Bremeni është në kërkim të Rashicës së ri dhe hedh sytë nga një bashkëkombas i tij për ta zëvendësuar.

“Sky“ raporton se klubi gjerman, i cili këtë sezon luan në Bundesliga 2, dëshiron të pasurojë organikën me Lirim Kastratin.

Klubet kanë nisur bisedimet, por problemi qendron mbi formulën e transferimit, teksa palët duket se nuk po bien dakort për huazimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat