​Tottenham po synon transferimin e Romeros

Futboll

​Tottenham po synon transferimin e Romeros

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 17:04
Christian Romero

Pasi që e kompletuan transferimin e sulmuesit anësor Bryan Gil, “Gjelat” po kërkojnë të përforcojnë skuadrën edhe në reparte të tjera para sezonit 2021/22.

Skuadra londineze Tottenham Hotspur ka rritur interesimin në mbrojtësin qendror të Atalantas Christian Romero, pas përfundimit të marrëveshjes me Bryan Gil të Sevillas, raporton “The Telegraph”.

Mbrojtësi argjentinas kishte paraqitje të mira në Kupën e Amerikës, dhe skuadra e interesuara në shërbimet e tij duhet të paguajnë një dëmshpërblim prej 46 milionë eurosh.

Spekulohet se “Gjelat” kanë bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh drejt Atalantas, dhe e kanë lajmëruar klubin italian se nuk do të paguajnë më shumë, pasi që ata kanë edhe opsione të tjera.

Marrëveshja personale me lojtarin thuhet të mos jetë problem vetëm nëse fillimisht dy klubet arrijnë marrëveshje. Tottenham pritet t’i ofrojë një kontratë pesëvjeçare Romeros, me opsion renovimi edhe për një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat