Vendlindja i bashkon legjendat e futbollit: Në Kumanovë shpirti po na pushon!

Futboll

Vendlindja i bashkon legjendat e futbollit: Në Kumanovë shpirti po na pushon!

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 11:54
Vendlindja i bashkon legjendat e futbollit: Në Kumanovë shpirti po na pushon!

Për shumë njerëz, vera është koha e pushimeve, e sidomos për mërgmtarët të cilët vendosin për tu kthyer në vendlindjet e tyre. Gjatë muajit korrik në Kumanovë, sikur edhe në shumë qytete të tjera, kanë ardhur shumë mërgimtarë për tu çmallur me familjet dhe miqtë e tyre, me të cilët nuk janë takuar një kohë të gjatë, edhe pwr shkak tw pandemisw.

E pushimin veror për tu takuar me miqtë e zemrës po e shfrytëzojnë edhe legjendat e dikurshme të futbollit kumanovar Ridvan Imeri (jeton në Austri), Nuredin Fetahi dhe Djengis Djengis (jetojnë në Zvicër) e Erkan Jusuf. Në fakt ky i fundit po i mirëpret miqtë kurbetqarë.

Ata kanë deklaruar se para se të vijnë për në vendlindje bëjnë plane se si ti kalojnë pushimet verore së bashku në Kumanovën e tyre të dashur. Thonë se edhe kur janë në kurbet komunikojnë mes vete, por kur takohen në Kumanovë është ndryshe.

Thonë se shpirti iu pushon.

Meqë dikur ishin futbollistë të njohur, ata as tani si ndahen stadiumeve të futbollit, duke vizituar shkollat e ndryshme në qytet. Takojnë edhe miqë të vjetër me të cilër dikur kanë luajtur së bashku futboll.

“Kur jemi në Kumanovë nuk lëmë ditë pa u takuar, pa marrë parasysh obligimeve familjare që i kemi. Për çdo gjë gjejmë zgjidhje”, deklaruan ata.

Imeri, Fetahi, Djengis dhe Jusufi të gjithë mërgimtarëve ju dëshirojnë të kalojnë pushime të bukura me plot lumturi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat