Ajax dorëzohet

Futboll

Ajax dorëzohet

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 17:00
Ajax dorëzohet

Marc Overmars, drejtori sportiv i Ajax, pranon se nuk ka shumë shpresa për të mbajtur në ekip Andre Onana.

Portierit kamerunas, aktualisht i skualifikuar për doping deri më 4 nëntor, i skadon kontrata më qershor të 2022-shit.

Për të është vënë në lëvizje Lyon, por oferta nuk i bind holandezët.

“Në rastin e Onana-s është e vështirë të bësh një vlerësim korrekt”, ka deklaruar Overmars për Voetbal International.

“Për disa klube është edhe një mundësi për ta marrë këtë portier. Sepse po të kishte patur një kontratë më të gjatë, do të vlente 30 milionë euro”, ka shtuar drejtuesi i Ajax-it.

“Po të kisha qenë në vendin e çdo klubi, do të kisha vepruar me shpejtësi. Mund të presësh gjashtë muaj dhe ta marrësh me kosto zero”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat