Rooney reagon pas skandalit: I kërkoj falje familjes

Futboll

Rooney reagon pas skandalit: I kërkoj falje familjes

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 11:12
Rooney reagon pas skandalit: I kërkoj falje familjes

Wayne Rooney përveç se si një futbollist që e ka gdhendur emrin e tij me gërma të arta në historinë e Manchester United do të mbahet mend edhe për bëmat e tij jashtë fushe.

Ish-sulmuesi anglez as në moshën 35-vjeçare nuk i është ndarë jetës së shthurur teksa sëfundmi është bërë pjesë e një skandali seksual në Angli duke u vendosur me të drejtë në qëndër të kritikave nga shtypi britanik. Rooney i cili aktualisht është trajneri i Derby County në Championship ka përfunduar në faqet e para të tabloideve pasi fotot hot dhe videot e tij me dy vajza bionde janë publikuar kudo.

Vajzat pa dijeninë e trajnerit të Derby County kishin bërë foto dhe video të papërshtatshme kur ai ishte nën efektin e alkoolit. Së fundmi ka reaguar vetë Rooney, i cili i kërkon falje familjes së tij dhe klubit të Derby për ato foto dhe atë sjellje, që nuk është aspak shembull për lojtarët e tij.

“Kam gabuar. Shkova në një festë me dy miqtë e mi. I kërkoj falje familjes sime dhe klubit për imazhet që po qarkullonin dhe dua të vazhdoj të bëj përpara. Mezi pres të nisim përgatitjet për ndeshjet e radhës”, shprehet Rooney i cili kërkon ta arkivojë sa më shpejt këtë skandal të radhës për t’iu kthyer jetës normale dhe punës si trajner i Derby Countit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat