Manchester United është klubi që ka shpenzuar më shumë

Futboll

Manchester United është klubi që ka shpenzuar më shumë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 11:13
Manchester United është klubi që ka shpenzuar më shumë

Manchester United është klubi që ka shpenzuar më shumë në këtë merkato verore. Djajtë e Kuq deri tani kanë bërë të mundur transferimin më të shtrenjtë të kësaj vere që është Jadon Sancho me anglezin e talentuar që u ble nga Borussia e Dortmundit për 85 milionë euro, por vetëm pak ditë më parë Djajtë e Kuq zyrtarizuan edhe transferimin e qëndërmbrojtësit Raphael Varane nga Reali i Madridit.

Kartoni i francezit i cili kishte vetëm një vit kontratë me Los Blancos i kushtoi arkave të Manchester United 50 milionë euro, por për një legjendë të Djajëve të Kuq siç është ish-mbrojtësi Patrice Evra, afrimi i një eksperti të prapavijës si Varane mund të konsiderohet si goditja më e mirë e kësaj vere madje për Evra ajo e qëndërmbrojtësit është blerje më e goditur se ajo e Jadon Sanchos.

“Raphael Varane më kujton Rio Ferdinandin. Është i shkëlqyer me topin në këmbë, gjithashtu edhe në lojën në ajër. Ai është qendërmbrojtësi perfekt.I qetë më topin nën kontroll dhe mund të shënojë edhe gola gjithashtu.

Është një transferim i nivelit të lartë, më i miri për Manchester United”, u shpreh Evra.

Me afrimet e Sanchos dhe Varane, Solskjaer ka në dispozicion një skuadër më konkuruese dhe Manchester United do të tentojnë me të gjitha mënyrat të fitojë titullin kampion të Premier League gjatë këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat