Kina me medalje të artë dhe rekord të ri të botës

Futboll

Kina me medalje të artë dhe rekord të ri të botës

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 11:37
Kina me medalje të artë dhe rekord të ri të botës

Kina me medalje të artë dhe rekord të ri të botës!

Stafeta e Kinës, në konkurencën e femrave, (Jungsuan, Muhan, Jufei dhe Bingzhi), vendosi rekord të ri botëror, në disiplinën 4 herë nga 200 metra, stil i lirë. Ekipi i Kinës regjistroi kohën prej 7 minuta, 40 sekonda e 33 të qindta, duke lënë pas ekipet e SHBA-s dhe Australisë.

Është interesant se të tre stafeta e para, kaluan rekordin e vjetër, të vendosur në vitin 2019 nga ekipi i Australisë. Ajo që befasoi të gjithë ishte paraqitja e Li Bingzhisë, në ndrrimin e fundit, që nuk lejoi të mposhtet nga Ledecki.

Notaret amerikane duhej të pajtohen me medaljen e argjendit, ndërsa medalja e bronzit i takoi Australisë. Kujtojmë se ky është rekordi i parë botëror, në garat ekipore, që është vendosur në pishinat e Lojrave Olimpike në “Tokio 2020”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat