​Raiola ia ofron Pogban Liverpoolit

Futboll

​Raiola ia ofron Pogban Liverpoolit

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:19
Paul Pogba

Mesfushori i “Djajve të Kuq” po flitet për një kalim të mundshëm në “Anfield Road”.

Gjigantit anglez i është ofruar mundësia për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United Paul Pogba, nga vetë agjenti i tij Mino Raiola, raporton “Le10Sport”.

Fituesi i Kupës së Botës me Kombëtaren e Francës ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në “Old Trafford”, dhe spekulohet se po e shikon mundësinë për të filluar një aventurë të re, përcjell KosovaPress.

Për mesfushorin 28-vjeçar interesim serioz kanë shprehur shumë skuadra të mëdha evropiane, ndër to edhe gjiganti francez Paris Saint-Germain.

Sezonin e kaluar, Pogba kishte shënuar gjashtë gola dhe nëntë asistime në 42 paraqitje për Manchester United, dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat