Nagelsman lëshon alarmin

Futboll

Nagelsman lëshon alarmin

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 13:37
Nagelsman lëshon alarmin

Do të shohim futbollin e vërtetë të Nagelsmanit vetëm në vitin 2022? Testi ndaj Gladbahut ishte i treti për kampionët në fuqi. Dy humbje dhe një barazim për skuadrën bavareze, e cila ka lënë një shije të keqe te tifozët.

“Do të kisha dashur shumë që të fitoja një nga këto 3 ndeshje. Shumë njerëz nuk më njohin ende, por unë dua gjithmonë të fitoj ndeshjet, nëse janë miqësore apo zyrtare, kjo pak rëndësi ka”, tha pas ndeshjes së të mërkurës trajneri i Bajernit. Vetëm një ditë më pas, në “Magenta TV”, 33-vjeçari lëshoi alarmin duke thënë se gjërat do të jenë kështu deri në dhjetor dhe se nga skuadra nuk mund të pritej më shumë.

“Mendoj se na duhet pak kohë për të parë skuadrën e vërtetë, ndoshta deri në dhjetor, por mendoj që do t’ia dalim të jemi konkurrentë, dhe pse do të hasim vështirësi. Na duhet të përshtatemi me ritmin e kampionatit që nis pas dy javësh”, tha trajneri bavarez.

Arsyeja kryesore e krizës që po kalon skuadra, është pa dyshim nisja e vonë e fazës përgatitore dhe ardhja me shumë vonesë e lojtarëve që ishin me kombëtaret e tyre në Europian.

Nagelsmanit i është dashur që të stërvitet për gati tri javë pa lojtarët kryesorë, taktikat dhe idetë e lojës ai nuk mund t’i vërë në funksion me lojtarët e ardhur nga skuadra e moshave. Manuel Nojer dhe Joshua Kimish do të nisin punë vetëm javën e ardhshme duke shtuar më shumë telashet për trajnerin. Gjithsesi, Nagelsmani mund t’i gëzohet ardhjes para kohe të Tomas Mylerit, i cili hoqi dorë nga pesë ditë pushime për t’iu bashkuar skuadrës bavareze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat