​Bayern Munich-Manchester United, fakt interesant për ndeshjen e vitit 2001

Futboll

​Bayern Munich-Manchester United, fakt interesant për ndeshjen e vitit 2001

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 17:48
​Bayern Munich

Në vitin 2001, në fazën e dytë të grupeve në Ligën e Kampionëve, ishte zhvilluar ndeshja mes Bayern Munich dhe Manchester United, takim ky që përfundoi 1:1.

Ndeshja ishte zhvilluar në stadiumin “Olympiastadion-Munich” ku golashënues ishin Van Nistelrooy në minutën e 74’ për “Djajtë e Kuq” dhe Paulo Sergio në minutën e 87’ për Bayernin.

Fakt interesant ishte që një tifoz i skuadrës angleze kishte hyrë ilegalisht në fushë në po të njëjtë fanellë që Manchester United luante, dhe pa e vërejtur askush ai hyri në mesin e lojtarëve për të bërë foton ekipore.

Për një kohë të gjatë, tifozin nuk e kishte vërejtur askush që ka hyrë në fushë, pasi që ai dukej identik si lojtarët e tjerë të “Djajve të Kuq”.

Foton e gjeni më poshtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat