Ylli i Chelsea-t është një nga lojtarët që ndiqet nga Milani

Futboll

Ylli i Chelsea-t është një nga lojtarët që ndiqet nga Milani

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 19:00
Ylli i Chelsea-t është një nga lojtarët që ndiqet nga Milani

Sipas Gazzetta dello Sport, Milan vazhdon të ketë kontakte me Chelsea-n për Hakim Ziyech, i cili është shumë i tunduar nga një transferim në San Siro.

Kuqezinjtë janë në kërkim të një mesfushori të ri sulmues pas transferimit me kosto zero të Hakan Calhanoglu tek Inter.

Ylli i Chelsea-t është një nga lojtarët që ndiqet nga Milani.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë të binden londinezët, që janë kundër formulës së huazimit me të drejtën e blerjes.

Dy klubet kanë marrëdhënie të mira pas operacioneve për Fikayo Tomori dhe Olivier Giroud, kështu që Milan shpreson se mund të arrijë një marrëveshje me gjigantët e Premier League.

Ziyech u transferua te Chelsea nga Ajax në 2020. Gjatë 39 ndeshjeve të luajtura më kampionët e Europës ka shënuar gjashtë gola  dhe ka dhënë katër asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat