Milani: Asnjë kontakt me pjesën tjetër të ekipit

Futboll

Milani: Asnjë kontakt me pjesën tjetër të ekipit

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 11:46
Milani: Asnjë kontakt me pjesën tjetër të ekipit

Ismael Bennacer, pozitiv për Covid-19. Kësisoji, e humbet ndeshjen miqësore kundër Nice, e caktuar për sonte në orën 20”30 në “Allianz Riviera”. Milani e komunikoi këtë lajm përmes një shënimi zyrtar, duke thënë se të gjithë tamponët e tjerë të ekipit, të kryer para nisjes për në Francë, ishin negativë:

“Ismael Bennacer nuk u grumbullua për miqësoren kundër Nice pasi doli pozitiv në tamponin e kryer. Autoritetet kompetente shëndetësore lokale u informuan menjëherë. Lojtari është mirë dhe vazhdon të stërvitet në shtëpi”.

Të gjithë të tjerët do të jenë në dispozicion të trajnerit Pioli. “Duhet të theksohet se Ismael nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të ekipit që nga miqësoreja e së shtunës së kaluar kundër Modena.

Grupi i lojtarëve gjithashtu rezultoi negativ në të gjitha testet e kryera këtë javë, përfshirë atë molekular në funksion të udhëtimit në Nice”, – vijon sqarimi i klubit kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat