Dy ekipet angleze në garë për Martinezin

Futboll

Dy ekipet angleze në garë për Martinezin

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 17:24
Lautaro Martinez

Dy ekipet angleze kanë shprehur interesim për sulmuesin Lautaro Martinez.

Sipas “The Athletic’, Arsenali dhe Tottenhami janë duke konsideruar mundësinë e transferimit të Martinezit gjatë afatit kalimtar të verës.

“Topçinjtë” e shohin futbollistin e Interit si opsionion e duhut për ta, ndërsa Hotspurs do të mund të lëviznin për të nëse e shesin fillimisht Harry Kane.

Në anën tjetër për drejtuesit e klubit italian sulmuesi është i pashitshëm dhe do të mund të bisedonin me ndonjë ekip vetëm për një ofertë shumë të lartë.

23-vjeçari, sezonin  e kaluar zhvilloi 48 paraqitje me fanellën e ‘Nerazzurëve’ në të gjitha garat, duke realizuar 19 gola dhe 11 asistime. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat