​Liverpooli i bashkohet garës për Locatellin

Futboll

​Liverpooli i bashkohet garës për Locatellin

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 23:41
​Liverpooli i bashkohet garës për Locatellin

Jurgen Klopp ende në kërkim të zëvendësimit të Georginio Wijnaldum.

Gjigandi anglez Liverpooli i është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Sassuolos Manuel Locatelli, raporton “90min”.

“Të Kuqtë” do të garojnë me Juventusin dhe Arsenalin për ta siguruar transferimin e mesfushorit italian, për të cilin Sassuolo po kërkon 40 milionë euro, përcjell KosovaPress.

Krerët e Liverpoolit thuhet se janë të gatshëm të bëjnë ofertën e tyre të parë drejt klubit italian për Locatellin, i cili së fundmi ishte ndër lojtarët kyç të Italisë në triumfin e Kampionatit Evropian Euro 2020.

Trajneri Jurgen Klopp është në kërkim të zëvendësuesit të Wijnaldum, ku ky i fundit u largua nga Liverpooli si lojtarë i lirë, duke u transferuar tek Paris Saint-Germain me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat