Koeman e vlerëson lart bashkëpunimin Griezmann – Depay

Futboll

Koeman e vlerëson lart bashkëpunimin Griezmann – Depay

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 10:14
Ronald Koeman

Tri miqësore, të trijat fitore. Barcelona po i vazhdon me formë të mirë përgatitjet parasezonale. Në Gjermani sot katalonasit mposhtën me rezultat bindës 0:3 Stuttgartin.

Depay, Demir dhe Puig ishin golashënuesit, teksa Griezmann dhuroi dy asiste.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman e vlerësoi lart bashkëpunimin Griezmann – Depay.

“Njerëzit e njohin Memphisin me siguri sepse ai ka qenë në United, në Lyon është dëshmuar se është golashënues; sot ai shënoi të parin pas një veprim fantastik individual. Për shkak të lojës së tij, shpejtësisë dhe forcës, ai i jep gjëra të tjera ekipit. Lidhja e tij me Antoine është shumë e mirë, ai na jep shumë nga cilësia e tij” – tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat