Trajneri i Arsenalit, me fjalë të forta për Xhakën

Futboll

Trajneri i Arsenalit, me fjalë të forta për Xhakën

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 18:55
Trajneri i Arsenalit, me fjalë të forta për Xhakën

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka konfirmuar se mesfushori shqiptar Granit Xhaka nuk do largohet në verë.Xhaka është duke u kërkuar me ngulm nga Roma e Jose Mourinhos, por deri më tani dy klubet nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kartonin e lojtarit.

Xhaka realizoi gol në miqësoren ndaj Chelseas dhe Arteta ka bërë të ditur se shqiptari nuk do largohet. “Granit Xhaka do qëndrojë me ne.

Është lojtar çelës i skuadrës sonë”, tha ai për TalkSport.

.Ndërkohë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Arsenal i ka ofruar kontratë të re deri në vitin 2025 me rritje të pagës dhe kanë besim që do kompletohet marrëveshja pasi refuzuan ofertën e Romës prej 12 milionë euro plus 3 milionë euro bonus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat