Interi iu bën me dije çmimin e futbollistit ekipeve të interesuara

Futboll

Interi iu bën me dije çmimin e futbollistit ekipeve të interesuara

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 10:11
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez duket se nuk do të mbetet te Interi edhe për një sezon tjetër.

Sulmuesi argjentinas ishte marrë vesh për një kontratë të re me klubin italian, por gjithçka ka ngecur pasi lojtari ka ndërruar agjent.

Agjenti i ri i Lautaro Martinezit i ka bërë të qartë Interit se oferta prej 4,5 milionë eurove në vit është e ulët dhe kërkon pagë më të lartë.

Kjo ka bërë që palët mos të kenë raporte shumë të mira dhe se Interi po mendon shitjen e sulmuesit gjatë verës.

Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid janë tri skuadrat që kanë dërguar oferta zyrtare, por që janë refuzuar nga Interi.

Kampioni në fuqi i Italisë i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara për Lautaron se lojtari mund të largohet vetëm nëse paguhen 90 milionë euro për të.

Kësisoj tani i mbetet skuadrave të interesuara që të rrisin ofertën nëse duan shërbimet e Lautaros. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat