Statistika të papranueshme, askush më keq se Pochettino

Futboll

Statistika të papranueshme, askush më keq se Pochettino

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 23:05
Mauricio Pochettino

PSG e nisi me humbje sezonin e ri. Skuadra e Mauricio Pochettinos humbi 1-0 finalen e Superkupës ndaj Lille. Xeka realizoi golin e fitores për Lille, që pas titullit kampion ia del t’i rrëmbejë një tjetër trofe PSG-së.

“Luajtëm më mirë se Lille. Jam i zhgënjyer për faktin që humbëm një mundësi për të fituar trofe. Më vjen keq pasi dominuam, por urime kundërshtarëve për fitoren“, deklaroi Pochettino pas ndeshjes.

Trajneri argjentinas, i cili rinovoi pak ditë më parë deri në 2023, qëndron në stolin e PSG-së prej muajit janar. Mbrëmjen e djeshme regjistroi humbjen e tetë në 35 takime si trajner i skuadrës franceze.

22.86% të ndeshjeve i ka humbur, një statistikë e papranueshme për PSG, teksa askush nuk ka bërë më keq se Pochettino deri tani që prej kohës kur Nasser-Al Khelaifi u bë president i klubit (2011).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat