Nuk iu bashkua Tottenhamit në stërvitje, Kanen e pret ndëshkimi i rëndë

Futboll

Nuk iu bashkua Tottenhamit në stërvitje, Kanen e pret ndëshkimi i rëndë

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 23:33
Harry Kane

Tottenhami raportohet se do e ndëshkojë Harry Kanen për mos paraqitje në stërvitjen e së hënës.

Sulmuesi anglez po e kërkon largimin nga Spurs në këtë verë, dhe këtë veprim e bëri si shenjë proteste.

Sipas asaj që raporton Sky Sport News, Tottenhami do ta ndëshkojë sulmuesin 28-vjeçar, duke e prekur në portofol.

Sun Sport më pas mëson se Kane do t’i kryente testet për COVID-19, mirëpo ai nuk u paraqit as aty.

Sulmuesi po i vazhdon pushimet pas Euro 2020, derisa e planifikon kalimin te Manchester City, por në garë është edhe Manchester United.

Tottenhami refuzon ta shesë sulmuesin, mirëpo një ofertë mbi 100 milionë euro, do t’i bindte ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat