Kjo pritet të jetë kontrata e re e Messit me Barcelonën

Futboll

Kjo pritet të jetë kontrata e re e Messit me Barcelonën

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 08:13
Messi

Lionel Messi ende nuk dalë në stërvitje me Barcelonën për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, por rinovimi i kontratës së yllit argjentinas me klubin blaugrana është vetëm çështje ditësh.

Sport.es raporton se akordi mes 6-herë fituesit të Topit të Artë dhe presidentit të Barçës Joan Laporta është arritur.

Messi ka pranuar të reduktojë në masën 50% pagën aktuale për të qëndruar te Barcelona, duke rinovuar për 5 vitet e ardhshme. Media katalanase raporton se zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës do të vijë brenda kësaj jave.

Messi vazhdon të shijojë pushimet dhe rikthimi në “Camp Nou” do të nisë me firmëm mbi kontratën e re me klubin e jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat