Grealish te Man City, ja kur pritet të bëhet zyrtarizimi

Futboll

Grealish te Man City, ja kur pritet të bëhet zyrtarizimi

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:29
Jack Grealish

Transferimi i Jack Grealish te Manchester City mund të thuhet se është marrëveshje e kryer dhe do bëhet zyrtare në ditët në vijim.

Anglezi shihet si ndër lojtarët më të mirë në Premierligë dhe këtë e dëshmoi edicionet e kaluara.

Sipas CaughtOffside, Grealish me kalimin në “Etihad” do bëhet ndër lojtarët më të paguar rreth 360 mijë euro në javë.

Mediumi anglez pretendon se gjithçka do kompletohet brenda javës dhe mund të ndodh ditët e ardhshme.

City pos Grealish vazhdon të kërkojë me ngulm edhe sulmuesi Harry Kane, lojtar që gjithashtu e do kampionin e Anglisë dhe këtë e konfirmoi duke mos u shfaqur në stërvitje te Tottenham.

Sidoqoftë, marrëveshja për Kane mbetet e vështirë, ngase Tottenham veçse ka refuzuar 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat