Messi fotografohet me lojtarët e PSG

Futboll

Messi fotografohet me lojtarët e PSG

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:47
Messi fotografohet me lojtarët e PSG

Lionel Messi prej muajsh është një lojtar pa ekip, dhe Barcelona po bën të pamundurën për ta mbajtur argjentinasin në Camp Nou.

Presidenti Laporta shprehet optimist se Pleshti do vazhdojë të luajë me fanellën e Barcelonës megjithatë nuk ka asgjë konkrete.

Kjo ka bërë tifozët e skuadrave të tjera që të ëndërrojnë për të pasur Messi-n në ekipin e tyre.

Manchester City dhe Paris Saint Germain janë diskutuar gjithnjë si alternativa të 6 herë fituesit të Topit të Artë.

Ajo që ka frikësuar tifozët e Barcelonës së fundmi është një foto e postuar nga Angel Di Maria dhe Neymar në rrjetet sociale.

Në këtë foto Messi pozon me 4 lojtarë të PSG, Neymar, Di Maria, Marco Verrati dhe Leo Paredes.

Nuk dihet nëse është vetëm një takim i rastësishëm mes yjeve të futbollit apo kemi të bëjmë me diçka më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat