Milani me kontratë të re për Kjaer

Futboll

Milani me kontratë të re për Kjaer

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 08:08
Simon Kjaer

Simon Kjaer është afër ta rinovojë kontratën me Milanin.

Kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer pritet të vazhdojë kontratën me Milanin pas paraqitjes së mrekullueshme në “Euro 2020”.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani dëshiron që t’ia dhurojë shiritin e kapitenit bashkë me kontratën e re.

Arsyeja e këtij vendimi është lidershipi i treguar i Kjaer në momentet vendimtare kur Eriksen pësoi sulm në zemër.

Marrëveshja e re do të ketë kohëzgjatje prej dy vitesh, përkatësisht deri në vitin 2023 dhe Kjaer do të përfitojë një rritje page në kontratën e re.

Artikulli sugjeron që Kjaerit do t’i rritet paga nga 1.2 milionë në 1.5 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat