Boca Juniors gjunjëzon rivalin e përjetshëm

Futboll

Boca Juniors gjunjëzon rivalin e përjetshëm

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 13:14
Boca Juniors gjunjëzon rivalin e përjetshëm

Boca Juniors siguroi një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Argjentinës, pasi mposhti pas goditjes së penalltive River Plate në Superclasicon e zhvilluar në La Plata.

90 minutat e kohës së rregullt nuk prodhuan asnjë gol me ndeshjen që ishte shumë e luftuar pasi gjyqtari kryesor nxorri plot 10 kartona të verdhë, 6 për Los Millinarios dhe 4 për Bocan.

Te 11-metërshat skuadra e trajnerit Russo u tregua më e saktë me Marcos Rojon, Ramirez, Cristian Pavon e Izquerdios që realizuan të gjithë me radhë për Boca Juniors ndërkohë që për River Plate nga 3 penallti të goditura në total realizoi vetëm Martinez.

Në çerekfinalet e Kupës së Argjentinës, Boca Juniors do të përballet me Patronato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat