Teuta në presion

Futboll

Teuta në presion

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 13:40
Teuta në presion

Trajneri i Shamrokut, Stefen Bradlei, ka folur para ndeshjes ndaj Teutës duke vlerësuar skuadrën shqiptare për mënyrën se si luan. Kampioni në fuqi i Irlandës vjen në këtë raund pas eliminimit nga Liga e Kampioneve kundër Sllovan Bratislavës.

Në turin e parë në Champions, irlandezët humbën 2-0 në Sllovaki, ndërsa në takimin e kthimit fituan 2-1, por ky rezultat nuk mjaftoi për të shkuar më tej. 36-vjeçari Bradlei drejton Shamrokun që prej vitit 2016. Aktualisht në elitën e Irlandës janë luajtur 22 javë dhe rivali i Teutës kryeson renditjen.

Çfarë keni mësuar për KF Teuta nga ajo që keni vëzhguar?

Ne kemi mësuar se ata janë një ekip shumë i rrezikshëm. Kemi parë shumë ndeshje të tyre, bashkë me lojtarët dhe e dimë se ata janë të fortë. Ata kanë lojtarë vërtet të mirë sa i përket anës teknike dhe fazës ofensive.

Kanë disa lojtarë me cilësi të lartë. Pra, ne dimë shumë rreth tyre. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por është ajo për të cilën mezi e presim dhe jemi gati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat