Statovci: Vdekja e Nadir Haxhimusës, na tronditi neve si Kryesi e FFSHGJ-së

Futboll

Statovci: Vdekja e Nadir Haxhimusës, na tronditi neve si Kryesi e FFSHGJ-së

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 15:57
Statovci: Vdekja e Nadir Haxhimusës, na tronditi neve si Kryesi e FFSHGJ-së

Ruzhdi Statovci është thellë i pikëlluar me të dëgjuar lajmin për vdekjen e ish futbollistit Nadir Haxhimusa. 

 “Lajmi për vdekjen e hershme te papritur te Nadir Haxhimusës, na tronditi neve si Kryesi e FFSHGJ ashtu edhe te gjithë futbollistët e prijësit e klubeve shqiptare në Gjermani, ku Nadiri dha një kontribut të madh, si futbollist dhe si trajner, në FC Kosova të Düsseldorfit.

Nadirin do ta ruajmë në kujtese si futbollist të shkëlqyeshëm, si trajner të madh e si shok shembullor.

Kryesia e FFSHGJ me këtë rast edhe në emër të klubeve shqiptare të futbollit në Gjermani ngushëllon Bujar Haxhimusën, vëllain e të ndjerit, i cili është anëtar i Kryesisë së FFSHGJ, familjen Haxhimusa e gjithë komunitetin e futbollit te Kosovës e të Diasporës.

Pushoftë në paqe miku ynë i çmuar, Nadir Haxhimusa”, shpreh ngushëllime Ruzhdi Statovci, kryetar i FFSHGJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat