Nga një djalosh në më të madhin e historisë

Futboll

Nga një djalosh në më të madhin e historisë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:49
Nga një djalosh në më të madhin e historisë

Ndërkohë që të gjithë prisnin rinovimin, Leo Messi dhe Barcelona nuk ranë dakord për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.

Ylli argjentinas është larguar zyrtarisht nga ekipi i zemrës, aty ku ka mahnitur botën me futbollin dhe magjitë e tij.

34-vjeçari është lojtar i lirë, ai mund të zgjedhë pa probleme skuadrën e radhës, që ka mundësi të jetë PSG.

Barcelona ka postuar në faqen zyrtare një fjalë dedikuar kapitenit legjendar.

Imazhet tregojnë rritjen e kampionit nga Rosario me fanellën e Barçës, ekip me të cilin debutoi në vitin 2005.

“Nga një djalosh në më të madhin e historisë“, shkruan klubi katalanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat