Shifrat e Leo Messit të jashtëzakonshme

Futboll

Shifrat e Leo Messit të jashtëzakonshme

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 13:49
Shifrat e Leo Messit të jashtëzakonshme

17 vitet e Leo Messit te Barcelona ishin të mbushura me trofe, shumë gola, rekorde dhe emocione të paharrueshme.

Ylli argjentinas nuk ra dakord për rinovimin e kontratës me klubin katalanas dhe ka dalë lojtar i lirë.

34-vjeçari ka lënë një trashëgimi të madhe në “Camp Nou”. 35 trofe të fituara me Barcelonën, ndryshe 36.4% e trofeve që ka fituar klubi spanjoll gjatë historisë 122-vjeçare.

Messi ia doli të mbyllë aventurën iberike me 671 gola, teksa ka dhuruar 267 asiste në 778 ndeshjet e luajtura me skuadrën katalanase.

Shifra të jashtëzakonshme, me “pleshtin” që ka qenë përgjegjës për 1 në 11 gola në historinë e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat