Interi mund ta bindë Dzekon

Futboll

Interi mund ta bindë Dzekon

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 14:22
Interi mund ta bindë Dzekon

Paralelisht me shitjen e Romelu Lukakut, te Interi po punojnë edhe për të gjetur zëvendësuesin e numrit 9.

Edhe pse fillimisht u përmendën dy emra Duvan Zapata dhe Dusan Vlahoviq si alternativa të para për të zëvendësuar Big Room, duke pasur parasysh buxhetin e reduktuar që do të kenë në dispozicion për të shpenzuar Marotta dhe Ausilio edhe pas shitjes së belgut pasi vetëm 1/3 e parave të përfituara do të mund të shpenzohen, në pole-position për të zëvendësuar 28-vjeçarin te Interi është Edin Dzeko.

Zikaltrit i janë rikthyer pistës që të çon te sulmuesi boshnjak i cili ka edhe një vit kontratë me Romën por për shkak të pagës së lartë prej 7,5 milionë eurosh në sezon dhe moshës së madhe me Dzekon që në mars ka mbushur 35-vjeç, verdhekuqtë mund ta lirojnë me parametër zero, gjithmonë nëse lojtari ua kërkon.

Më pas Interi mund ta bindë Dzekon me një kontratë 2-vjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon dhe me boshnjakun në skuadër, Interi do të kishte po të njëjtat shpatulla të gjera si me Lukakun. Duvan Zapata në fakt ka disa karakteristika të ngjashme me belgun, por Atalanta kërkon 40 milionë euro për kartonin, ndërkohë që Fiorentina për Vlahovic synon të arkëtojë më shumë se 50 milionë euro, shifra të papërballueshme për arkat e Interit që ka probleme të theksuara financiare dhe duhet ta mbyllë merkaton me një plus prej 80 deri në 100 milionë euro.

Nëse merr Dzekon pa shpenzuar shumë Interi pastaj do të merrte një alternativë tjetër për sulmin, një sulmues të dytë. Joaquin Correa është i preferuari por edhe Lazio kërkon shumë për argjentinasin dhe alternativat më të arritshme janë ato të Raspadorit dhe Keita Balde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat